Search
Close this search box.

Elena Sadiku finaliste për Topin e Artë

Shpërndaje

Elena Sadiku ka shkruar historinë duke u përfshirë në mesin e pesë finalisteve për çmimin Trajnerja e Vitit në futbollin e femrave në ceremoninë e Topit të Artë 2026.

Trajnerja shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila drejton BK Häcken në Suedi, është e vetmja grua në mesin e pesë finalistëve. Për çmimin garojnë edhe Jonatan Giráldez i OL Lyonnes, Andrée Jeglertz i Manchester Cityt, Nils Nielsen i Japonisë dhe Pere Romeu i Barcelonës.

Sadiku ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë nga Kosova dhe është rritur në Suedi. Ajo ka deklaruar më herët se është shqiptare dhe se dëshiron ta bëjë krenare Kosovën dhe Shqipërinë.

Ajo u bë e njohur në skenën evropiane gjatë periudhës së saj te Celtic. Në janar të vitit 2024 mori drejtimin e skuadrës së femrave të klubit skocez dhe e udhëhoqi drejt titullit të parë në historinë e Celtic në Scottish Women’s Premier League.

Nën drejtimin e saj, Celtic siguroi gjithashtu për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për femra.

Në fund të vitit 2025, Sadiku u largua nga Celtic dhe mori drejtimin e BK Häcken, kampionëve të Suedisë, me të cilët nënshkroi kontratë trevjeçare.

Dhe suksesi nuk vonoi.

Në maj të vitit 2026, Häcken fitoi edicionin e parë të UEFA Women’s Europa Cup, duke mposhtur Hammarby me rezultat të përgjithshëm 4–2 në finale. Häcken fitoi ndeshjen e parë 1–0 dhe të dytën 3–2, me Felicia Schröder që realizoi het-trik në ndeshjen e kthimit.

Trofeu ishte i pari ndërkombëtar në historinë e BK Häcken dhe e vendosi Sadikun edhe më fuqishëm në mesin e trajnereve të spikatura të futbollit evropian për femra.

Tani, shqiptarja nga Kosova është vetëm një hap larg një tjetër arritjeje historike.

Fituesja e çmimit Trajnerja e Vitit do të shpallet në ceremoninë e Topit të Artë, e cila do të mbahet më 26 tetor në Londër.

Subscribe
Notify of
guest
3 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
loginkratonbet

The login process is super quick and hassle-free. I appreciate the security measures they have in place, it makes me feel safe while playing. Love it here at loginkratonbet

rebet

Roulette’s seemingly random nature is fascinating when you dig into the probabilities! Seeing platforms like rebet app casino prioritize a smooth mobile experience is key for modern players in the Philippines – accessibility matters! It’s cool how they’re focusing on user experience.

mega303login

I love how easy it is to manage my account here. No complicated steps just straight to the action. mega303login makes gaming so much simpler.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme