Një projekt për ndërtimin e një xhamie të re shqiptare 13-katëshe dhe qendre komunitare në Queen’s Park, në veriperëndim të Londrës, është dorëzuar për miratim pranë autoriteteve lokale. Objekti i ri do të zëvendësonte Qendrën Kulturore dhe Komunitare Myslimane Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, e cila aktualisht funksionon në ndërtesën e një ish-pubi irlandez në Carlton Vale.
Sipas projektit, kompleksi do të përfshijë tre kate me hapësira për falje, klasa mësimore, kafene, restorant, ambiente komunitare, zyra, sallë aktivitetesh, hapësira për bamirësi dhe një morg.
Katet e sipërme janë planifikuar të shfrytëzohen si zyra komerciale, ndërsa pjesa tjetër e objektit do t’i dedikohet aktiviteteve fetare dhe komunitare.
Projekti ka nxitur debat në mesin e banorëve të zonës. Mbështetësit thonë se komuniteti mysliman shqiptar në rritje ka nevojë për një qendër moderne dhe të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ndërsa kundërshtarët argumentojnë se ndërtesa 13-katëshe nuk përputhet me karakterin e lagjes dhe mund të rrisë trafikun, problemet me parkimin dhe ngarkesën në infrastrukturë.
Disa banorë kanë theksuar gjithashtu se brenda një rrezeje prej rreth tre miljesh ndodhen tashmë afërsisht 15 xhami.
Aplikimi është aktualisht në shqyrtim nga Këshilli i Brentit dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse projekti do të miratohet.







