Search
Close this search box.

Nxënësit e Kosovës triumfojnë në Olimpiadën e Shkencës në SHBA

Shpërndaje

Nxënës nga Kosova kanë fituar vlerësimet më të larta në edicionin e sivjetmë të NEO Science Olympiad 2026, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u renditur mes garuesve më të mirë nga e gjithë bota.

Katër nxënës nga Kosova u nderuan me çmimet prestigjioze “Best of the Best”, të cilat u ndahen pjesëmarrësve me rezultatet më të larta në disiplinat e olimpiadës.

Vesa Kiçmari, nxënëse e klasës së tetë nga Prishtina, dhe Kaon Emerllahu, nxënës i klasës së tretë nga Fushë Kosova, fituan medaljen e artë “Best of the Best – Science”.

Ndërkohë, Dion Gashi, nxënës i klasës së shtatë nga Suhareka, u shpall fitues i medaljes së artë në kategorinë “Best of the Best – AI Prompt Challenge”, ndërsa Almir Kurtulaj, nxënës i klasës së nëntë nga Prishtina, u vlerësua me çmimin “Best of the Best – Do It Yourself Challenge”.

NEO Science Olympiad mbledh çdo vit nxënës nga vende të ndryshme të botës për të garuar në shkencë, teknologji dhe inovacion. Suksesi i nxënësve nga Kosova në këtë kompeticion ndërkombëtar përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për të rinjtë e vendit në arenën globale.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme