Search
Close this search box.

Kosova Shënon 27-Vjetorin e Çlirimit

Shpërndaje

Kosova po shënon sot 27-vjetorin e çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj moderne.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, forcat paqeruajtëse të Aleancës hynë në Kosova, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar.

Tërheqja e forcave serbe mundësoi rikthimin e mbi 800 mijë refugjatëve të Kosovës në shtëpitë e tyre, shumë prej të cilave ishin shkatërruar gjatë luftës.

Lufta e viteve 1998–1999 la pas më shumë se 13,500 viktima, ndërsa mbi 6,000 persona u raportuan të zhdukur. Ndërkohë, numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës mbetet i paqartë, me disa vlerësime që arrijnë deri në 20 mijë raste.

Edhe pas gati tri dekadash, Kosova vazhdon përpjekjet për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdon të luajë rol në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Në kuadër të përvjetorit, institucionet e Kosovës po organizojnë homazhe dhe aktivitete përkujtimore në disa lokacione, përfshirë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, varrin e Adem Demaçit dhe memorialet e dëshmorëve.

Po ashtu, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+”, e cila sjell momente nga prania dhe roli i KFOR-it në Kosovë ndër vite.

Nëntë vjet pas çlirimit, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Sot, shteti i Kosovës njihet nga 121 vende të botës dhe vazhdon përpjekjet për integrim në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë.

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Kadıköy Su Kaçağı Bulma

Kadıköy Su Kaçağı Bulma Termal kamera ile yapılan Kadıköy su kaçağı tespiti çok başarılıydı. https://desertautomatedgates.com/

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme