Search
Close this search box.

Katy Perry do të përformojë në Prishtinë këtë verë

Shpërndaje

Kosova po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit, pasi superylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, është konfirmuar si një nga artistet kryesore që do të performojë në Sunny Hill Festival 2026.

Lajmi u bë publik përmes një video-mesazhi ku Katy Perry shfaqet në një bisedë me themeluesen e festivalit, Dua Lipa. Konfirmimi ka ngjallur entuziazëm të madh tek fansat në Kosovë dhe më gjerë, pasi një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh në vend.

Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë live disa nga hitet më të njohura të Katy Perry-t, përfshirë “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “California Gurls”, këngë që kanë kryesuar toplistat ndërkombëtare dhe kanë grumbulluar miliarda dëgjime në mbarë botën.

Përveç Katy Perry-t, organizatorët kanë konfirmuar edhe emra të mëdhenj të skenës elektronike globale, përfshirë Keinemusik me Adam Port dhe Rampa, si dhe Seth Troxler, Carlita dhe Manifest.

Organizatorët kanë bërë të ditur se lista e artistëve nuk është përmbyllur ende dhe se emra të tjerë do të zbulohen në javët e ardhshme.

Sunny Hill Festival 2026 do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Bërnicë të Prishtinës dhe pritet të mbledhë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe diaspora shqiptare nga mbarë bota.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme