Superylli global me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është martuar zyrtarisht me aktorin Callum Turner në një ceremoni civile private në Londër.
Sipas disa mediave ndërkombëtare, përfshirë The Sun, çifti ka shkëmbyer betimet në Old Marylebone Town Hall, në një ceremoni shumë të vogël dhe private ku kanë marrë pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.
Ceremonia është mbajtur larg vëmendjes së publikut dhe pa asnjë njoftim paraprak. Pas përfundimit të martesës civile, çifti është larguar në mënyrë diskrete nga vendi i ngjarjes.
Dua Lipa raportohet se ka veshur një fustan të thjeshtë të bardhë, ndërsa Callum Turner ka zgjedhur një kostum klasik.
Çifti, i cili ka konfirmuar fejesën në vitin 2025 pas muajsh spekulimesh, pritet të organizojë një festë më të madhe disa-ditore në Itali. Sipas raportimeve, në këtë event mund të marrin pjesë edhe emra të njohur nga muzika dhe industria e argëtimit, megjithëse lista nuk është konfirmuar zyrtarisht.








Üsküdar Su Kaçağı Bulma Su sesi sorunu cihazlı tespit ile çözüldü. https://lasirenaperdida.es
Üsküdar Tesisat Su Kaçağı Tespiti Kırmadan kaçak bulma hizmeti sayesinde evim zarar görmedi. https://ptatmb.com/