Search
Close this search box.

Boksieri Shqiptar Një Hap Nga Titulli Botëror

Shpërndaje

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij profesionale të shtunën mbrëma, pasi mposhti francezin Bakary Samake me vendim unanim të gjyqtarëve në Oberhausen të Gjermanisë.

Meçi ishte eliminator për titullin botëror në kategorinë super welter të WBC-së, ku fituesi siguronte një hap të madh drejt një mundësie për titull bote. Pas 12 raundeve, gjyqtarët e vlerësuan përballjen me rezultatet 115-113, 115-113 dhe 116-112 në favor të Hadribeajt.

Kjo humbje ishte e para në karrierën profesionale të Samake. Francezi kishte hyrë në këtë përballje i pamposhtur dhe konsiderohej një nga emrat më premtues të kategorisë së tij.

Pas kësaj fitoreje, Hadribeaj përmirësoi bilancin e tij në 23 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, duke vazhduar serinë e tij të pamposhtur në ring.

Fitorja ka edhe peshë më të madhe për boksierin shqiptar, pasi ai tashmë pritet të bëhet sfiduesi i detyrueshëm për kampionin aktual të WBC-së në kategorinë super welter, Sebastian Fundora, duke u afruar vetëm një hap larg një dueli për titullin botëror.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme