Kompanitë e miliarderit amerikan Elon Musk kishin premtuar se do të dërgojnë pajisje në Ukrainë, për të ofruar internet falas përmes satelitëve, edhe nëse atyre u ndërpritet këto ditë kur edhe po ndodhin luftime të ashpra me Rusinë.
Dhe këtë premtim e mbajti Musk, pasi dërgesa e parë nga Space X dhe Starlink ka arritur në Ukrainë, pra akoma pa u bërë 48 orë që kur Musk ua premtoi përkrahjen popullit dhe qeverisë ukrainase.
Starlink — here. Thanks, @elonmusk pic.twitter.com/dZbaYqWYCf
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 28, 2022
E ministri ukrainas i Teknologjisë, Mykhailo Fedorov, që “etiketoi” Muskun në postimin e tij në Twitter, ka shkruar se “Starlink “është” në Ukrainë – duke publikuar edhe imazhet e dërgesës së parë, pra kutive të kartonit me pajisje brenda tyre që do të ofrojnë internet për banorët e këtij vendi.
Çdo pajisje e Starlink përfshin lidhjen me satelitët përmes një tripodi dhe ruterit të Wi-Fi. /Telegrafi/