Besa Sharrah është emëruar anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në shtetin e Ohio, pas përzgjedhjes nga guvernatori Mike DeWine.
Emërimi vjen në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet politike dhe strategjike në Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, teksa rajoni vazhdon të përballet me sfida të sigurisë, tensione gjeopolitike dhe ndikimet e luftës në Ukrainë.
Sharrah, profesioniste shqiptaro-amerikane, reagoi pas emërimit duke e cilësuar këtë rol si “një nder të madh” dhe një përgjegjësi të rëndësishme. Ajo tha se synon të kontribuojë në promovimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve në vendet e Evropës Lindore.
“Bashkëpunimi është thelbësor për të siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe demokracia të vazhdojë të ecë përpara edhe në kohë sfidash”, u shpreh ajo.







