Rrugët e Bronks-it u mbushën sot me ngjyrat kuq e zi dhe atmosferë festive, teksa qindra shqiptarë u mblodhën për Panairin e përvitshëm të Skënderbeut në Nju Jork.
Që nga fillimi i aktivitetit në Arthur Avenue dhe Crescent Avenue, zona u shndërrua në një festë të gjallë të kulturës shqiptare. Flamujt kuq e zi valëviteshin në çdo cep, muzika dëgjohej në gjithë rrugën, ndërsa këngët tradicionale dhe hitet shqiptare mbanin gjallë atmosferën gjatë gjithë ditës.
Familje, të rinj dhe pjesëtarë të komunitetit lëviznin mes stendave me ushqime, performancave dhe hapësirave të ndryshme të panairit, duke krijuar një rrjedhë të pandërprerë aktiviteti. Aroma e ushqimeve tradicionale mbushte ajrin, ndërsa performancat live dhe vallet mblidhnin turmën pranë skenës kryesore.
Biznese shqiptare prezantuan produktet e tyre, ndërsa për fëmijët dhe familjet kishte aktivitete të shumta, duke e kthyer këtë organizim në një përvojë të plotë komunitare.
Në vitin e pestë të organizimit, ky panair po forcohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Nju Jork, në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.








I appreciate how genuine your writing feels. Thanks for sharing.
I feel more confident tackling this now, thanks to you.