Reperi amerikan me famë botërore, Kanye West (YE), do të performojë ekskluzivisht në Tiranë më 11 korrik 2026, në një nga eventet më të mëdha muzikore që janë paralajmëruar ndonjëherë në rajon.
Për këtë koncert madhor po ndërtohet një stadium i posaçëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh. Struktura do të jetë e përkohshme dhe po vendoset përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, rreth 2 kilometra nga qendra e kryeqytetit.
Sipas organizatorëve, projekti synon të sjellë një eksperiencë unike live, duke e kthyer Tiranën në një pikë referimi për evente ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës.
Kanye West është një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale të dy dekadave të fundit, i njohur për albumet që kanë ndryshuar zhanre, si dhe për performancat e tij inovative dhe shpesh spektakolare në skenë.








This guide explained everything clearly.