Komuniteti shqiptar në Las Vegas po hedh një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar. Më 17 prill 2026 u zhvillua takimi informues për prezantimin e programit mësimor, në prag të hapjes zyrtare të Shkollës Shqipe në këtë qytet.
Takimi mblodhi familje shqiptare të interesuara, të cilat patën mundësinë të njihen nga afër me kurrikulën, metodat e mësimdhënies dhe organizimin e përgjithshëm të shkollës. Kjo nismë synon që fëmijët e diasporës të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ruajnë lidhjen me kulturën dhe origjinën e tyre.
Projekti pritet të krijojë një hapësirë të rëndësishme edukative dhe sociale për komunitetin shqiptar në Nevada. Organizatorët theksuan se përfshirja e komunitetit është thelbësore për suksesin afatgjatë të kësaj shkolle.







