Aktorja shqiptare që jeton në Kanada, Lyra Xhoci, po shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e një produksioni të transmetuar në Netflix.
Xhoci shfaqet në serialin dramatik me tetë episode “Ripple”, i cili u publikua më 3 dhjetor 2025. Ajo interpreton rolin e infermieres Angela dhe është pjesë e gjashtë episodeve të serialit, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin emocional të historisë.
Ngjarja e “Ripple” zhvillohet në New York City dhe ndjek jetët e katër personazheve kryesore, të cilët përballen me sfida personale dhe lidhje të ndërlikuara njerëzore.
Lyra Xhoci është e njohur edhe për publikun shqiptar përmes angazhimeve të saj në serialet “Kafeneja Jonë” dhe “Zyrja Për Gjithçka”, si dhe për rolin në filmin Tri Dritare dhe Një Varje, i cili përfaqësoi Kosovën për herë të parë në garën për Academy Awards.







