Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka hedhur një tjetër hap simbolik në lidhjen e tij me Shqipërinë, duke u regjistruar zyrtarisht si banor në Njësinë Administrative nr. 2 në Tiranë.
Lajmi është bërë publik nga zyrtari lokal Florian Pullazi, i cili e priti Adams në ambientet e njësisë, ku ai përfundoi procedurat e regjistrimit.
Ky zhvillim vjen pak kohë pasi Adams u pajis me shtetësi shqiptare me dekret të Presidentit Bajram Begaj, duke marrë edhe pasaportën shqiptare me kërkesë të tij.
Pullazi e cilësoi Adams si “një mik të madh të shqiptarëve”, duke theksuar lidhjen e tij të gjatë me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA. Adams, ish-kapiten i Policisë së Nju Jorkut dhe figurë e njohur politike, është dalluar ndër vite për fokusin në sigurinë publike.
Sipas vetë Adams, marrja e shtetësisë shqiptare është një reflektim i lidhjes së fortë dhe historike mes qytetit të Nju Jorkut dhe diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.








This was so insightful. I took notes while reading!
This topic is usually confusing, but you made it simple to understand.
I’ve bookmarked this post for future reference. Thanks again!
This content is really helpful, especially for beginners like me.
You clearly know your stuff. Great job on this article.
I’ve bookmarked this post for future reference. Thanks again!