Majore Vjollca Hoti e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin në FBI National Academy në Quantico, Virginia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FBI National Academy është një program i avancuar lidershipi për zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, i cili fokusohet në zhvillimin e lidershipit, menaxhimin strategjik, teknikat moderne hetimore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e krimit.
Majore Hoti ka mbi 25 vjet përvojë në Policinë e Kosovës, ku ka shërbyer në pozita kyçe operative dhe ka udhëhequr njësi në mjedise sfiduese të sigurisë.
Përfundimi i këtij programi i shton Policisë së Kosovës njohuri të avancuara profesionale dhe përvojë ndërkombëtare.
Policia e Kosovës shprehu mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-së në Kosova, Departamentit të Drejtësisë, ICITAP dhe zyrës së FBI-së në Sofje për mbështetjen në trajnime dhe ngritje të kapaciteteve.







