Search
Close this search box.

Krasniqit i mjaftuan vetëm 27 sekonda për të fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Shpërndaje

Distria Krasniqi ka shkëlqyer të shtunën në kryeqendrën e Francës, duke e fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit – garën më prestigjioze të xhudos botërore.

Xhudistja kosovare ishte e pandalshme në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në arenën e famshme “Bercy”, para rreth 15 mijë shikuesve, Distria në finale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, ndaj së cilës tashmë ka pesë fitore dhe vetëm një humbje.

Finalja u mbyll shumë shpejt. Krasniqi realizoi një hedhje të bukur për Ippon pas vetëm 27 sekondash, duke siguruar triumfin për Kosovën.

Medalja e artë e fituar këtë fundjavë është e katërta e Distrisë në Grand Slamin e Parisit, pas triumfeve në vitet 2020, 2023 dhe 2024. Në këtë garë ajo ka gjithashtu dy medalje të argjendta dhe tri të bronzta. Në kryeqendrën franceze ka fituar edhe medaljen olimpike të argjendtë, duke e çuar në plot 10 medalje bilancin e saj në Paris.

Si bartëse e parë e kategorisë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën e mposhti pa telashe francezen Alicia Marques. Çerekfinalja ndaj brazilianes Larissa Pimenta ishte shumë e fortë, por Krasniqi fitoi në kohën shtesë me uazari. Në gjysmëfinale kaloi francezen Amandine Buchard, rivalen kryesore në këtë garë, duke realizuar herët Yuko dhe duke e kontrolluar luftën deri në fund për të siguruar finalen.

Në Grand Slamin e Parisit garuan edhe pesë xhudistë të tjerë të Kosovës. Rezultatin më të mirë pas Distrisë e kishte Fationa Kasapi, e cila u rendit e shtata në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në debutimin e saj, Kasapi mposhti francezen Blandine Pont dhe hungarezen Roza Gyertyas, por u ndal në çerekfinale nga gjermania Mascha Ballhaus dhe më pas në repesazh nga Jang Suyun e Koresë së Jugut.

Akil Gjakova, në kategorinë deri 73 kilogramë, kaloi xhiron e parë pa luftë dhe në të dytën mposhti Otari Kvantidzen e Portugalisë, por më pas humbi nga italiani Manuel Lombardo pas dënimit të tretë në kohën shtesë. Trajneri Driton Kuka reagoi ashpër, duke i cilësuar dënimet të padrejta.

Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza Muminoviq u ndal në luftën e dytë, ndërsa Flaka Loxha humbi në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Në 63 kilogramë, Laura Fazliu ishte bartëse: pas një lufte maratonë prej 14 minutash me Gili Sharirin, gjyqtari ua dha dënimin e tretë të dyja xhudisteve – një vendim i rrallë që i la jashtë garës.

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
https://id.pinterest.com/pin/854065516889864091

Dunia digital yang semakin kompetitif menuntut pemilik website untuk tidak hanya mengandalkan konten berkualitas, tetapi juga membangun fondasi kredibilitas yang kuat di mata mesin pencari. Di sinilah peran jasa backlink berkualitas menjadi krusial sebagai jembatan yang menghubungkan situs Anda dengan ekosistem internet yang lebih luas.

888slotsvip

888slotsvip? Alright, played a few rounds here. Has a decent selection of slots, pretty standard stuff overall. If you’re into slots, might be worth a shot. See for yourself right here: 888slotsvip

pearl123bbr

Check it peeps! Finally found a new spot where the action is hot! You can get payouts real fast. The spot is Pearl123bbr: pearl123bbr

8777sxgame

Dude, 8777sxgame is where it’s at for a good time. Some pretty interesting games there. Definitely worth a look. 8777sxgame

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme