Search
Close this search box.

Edona Thaqi bëhet shqiptarja e parë që mbulon WNBA-në

Shpërndaje

Edona Thaqi ka shënuar një arritje historike duke u bërë shqiptarja e parë nga Kosova që angazhohet zyrtarisht si analiste dhe reportere në një rrjet kombëtar amerikan për basketbollin profesional. Ajo i është bashkuar USA Network, ku do të mbulojë dhe analizojë ndeshjet e WNBA, liga elitare e basketbollit për femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaqi përmes rrjeteve sociale, ku shprehet e emocionuar për këtë kapitull të ri profesional dhe për mundësinë për të punuar në mbulimin e WNBA dhe basketbollit universitar amerikan. Ky hap e vendos atë në mesin e emrave më të rëndësishëm të analizës sportive në SHBA.

Me prejardhje nga Kosova, Edona Thaqi është ish-basketbolliste dhe ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në sport dhe media. Pas përfundimit të karrierës si lojtare, ajo u fokusua në gazetarinë dhe analizën sportive, duke kombinuar përvojën në parket me përgatitjen akademike në komunikim sportiv.

Përveç angazhimit në SHBA, Thaqi ka dhënë kontribut edhe në Kosovë, duke sjellë trajnerë të njohur amerikanë dhe duke organizuar kampe trajnimi për të rinjtë, me synimin zhvillimin e basketbollit dhe edukimit sportiv.

Subscribe
Notify of
guest
3 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Merl Gibson

Wow amazing blog layout How long have you been blogging for you made blogging look easy The overall look of your web site is magnificent as well as the content

Aisha Conn

I have been browsing online more than three hours today yet I never found any interesting article like yours It is pretty worth enough for me In my view if all website owners and bloggers made good content as you did the internet will be a lot more useful than ever before

huebet 22

Just hopped on huebet 22 and it’s looking pretty smooth. Decent selection and the whole experience is solid. Check it out at huebet 22!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme