Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Këtë përgjigje dha kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Serbisë nga pushtimit të Ukrainës. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se nga informacionet paraprake presidenti serb ka mbajtur një qëndrim të dyzuar, tipik i politikës së jashtme serbe, theksoi Rama, në lidhje me integritetin territorial të Ukrainës.
“Sa i përket Serbisë është një rast për ata që s’lënë rast për u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri, nuk kemi pasur mungesë qartësie për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Nga informacionet paraprake presidenti serb është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës një qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme serbe”.
Rama theksoi se ecuria e Ballkanit të hapur pret pasi sot jemi në kushtet kur nga orë në orë mund të kemi lidership të vrarë të Ukrainës apo vendosjen e një qeverie kukull atje.
“Ndërkohë që sot ajo që po diskutojmë është shumë e rëndësishme dhe ecuria e Ballkanit të Hapur pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione se do të shohim në vijim shumë gjëra jo në raport me Serbinë, por si do të zhvillohet ky proces. Sot jemi në kushtet që nga ora në orë mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose marrë peng mund të shohim vendosjen e një qeverie kukull atje, ose një vend që kalon në botë tjetër duke u kontrolluar ushtarakisht, ndërkohë që ka filluar vendosja e sanksioneve dhe të shohim dinamikat dhe si do sillen vendet e aleancës e SHBA ne vendet e tjera”.
Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij ndaj Moskës dhe tha se Ballkani i hapur nuk është as BE e vogël apo Jugosllavi e re.
“Nuk kemi arsye të ngutemi, se Ballkani i Hapur nuk është projekt i një organizate ndërkombëtare në rajon si një BE e vogël apo aq më pak krijimi i një Jugosllavie të re, nuk jemi për të përputhur miqësitë për të bërë Serbinë aleate të SHBA. Ne nuk ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës nuk jemi në këtë fare dhe as na shkuar në mend kjo gjë dhe nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të hapur janë pragmatike për të shmangur konfliktin që do i bënte një dëm të paparë rajonit”.
Sipas tij Rusia mund të hyjë në rajon para Serbisë nga Republika Srpska në Bosnje, gjë që është diskutuar edhe në samitin e sotëm të NATO-s, por kjo theksoi Rama mbetet për ‘t’u parë.
“Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu në rajonin tonë përpara se Serbinë republika Srpska në Bosnje apo forca pro ruse janë të gjitha që duhen parë dhe të gjitha janë diskutuar sot. Ballkani i hapur është më tepër se një projekt lokal, është i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe mbështetet nga shumë aleatë e partnerë dhe nuk e ka më atë kundërshti që kishte në fillim. Do të shohim rrugës se çfarë do të bëjmë, por për momentin nuk ka pse të shqetësohemi”.