Search
Close this search box.

Nga Gjilani në Boeing 737 – Piloti kosovar ngjitet në qiellin botëror

Shpërndaje

Pas viteve të studimeve, përkushtimit dhe fluturimeve testuese, Lirik Qerimi nga Gjilani ka bërë realitet ëndrrën e tij duke u licencuar zyrtarisht si pilot komercial për Boeing 737 – një nga avionët më të njohur në botë.

Rrugëtimi i tij drejt qiellit nisi në “Global Aviation School” në Athinë, një nga akademitë më prestigjioze të aviacionit në rajon, ku ai përfundoi me sukses trajnimin intensiv dhe të specializuar për këtë aeroplan gjigant.

Lajmin e ka ndarë vetë Qerimi përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar familjen, miqtë, instruktorët dhe stafin e akademisë që e kanë mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi sfidues.

Licencimi për Boeing 737 i hap dyert për një karrierë ndërkombëtare në aviacion, duke e bërë atë shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë dhe shqiptarë kudo në botë.

Vetëm një vit më parë, ai përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën “Genius” në Nju-Jork, ku fitoi Medaljen e Argjendtë. Ky sukses i dyfishtë e pozicionon Qerimin si një talent të veçantë dhe si dëshmi se ëndrrat mund të bëhen realitet me punë dhe përkushtim.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme