Për regjisorën shqiptaro-amerikane Anisa Selenica, rrëfimi nuk është vetëm art – është mision.
Dokumentari i saj i parë i gjatë: “A Journey to Freedom” (Një Udhëtim drejt Lirisë), tregon historinë e vërtetë të familjes së saj që shpëtoi nga regjimi komunist në Shqipëri, dhe nderon guximin e atyre që mbijetuan dhunën e një diktature të egër.
Fillimisht realizuar si një film i shkurtër për shkollë në vitin 2016, projekti është kthyer në një vepër të plotë kinematografike që ruan një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ky film nuk është vetëm për nderimin e familjes sime. Ai ndriçon një pjesë të errët të historisë së botës që shpesh injorohet – jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm nën një regjim shtypës.
Anisa, e lindur dhe rritur në SHBA nga prindër shqiptarë, sot jeton në Çikago dhe është pjesë e ekipit të ABC7. Me këtë film, ajo synon të prekë zemrat e publikut dhe të mbajë gjallë kujtimin e brezave që sakrifikuan gjithçka për liri.
Aktualisht, ajo është duke mbledhur fonde për të përfunduar dokumentarin. Mund ta mbështesni projektin “A Journey to Freedom” në faqen e saj zyrtare.








İstasyon su kaçak tespiti Profesyonel yaklaşım, güvenli ve sağlıklı bir yaşam alanı sağlar. https://hades.xyphien.com/read-blog/14728_beykoz-su-kacak-tespiti.html