Dr. Kozeta Miliku, shkencëtarja me origjinë shqiptare, është përzgjedhur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada nga gazeta prestigjioze The Globe and Mail. Ajo është pjesë e listës “Next Generation of Researchers”, që vlerëson shkencëtaret me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien publike.
E lindur në Korçë, Shqipëri, Kozeta ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në kërkimin shkencor në Kanada, duke qenë një zë i fuqishëm në komunitetin akademik dhe një përfaqësuese e denjë e diasporës shqiptare.







