Ylli i Hollywood-it, Will Smith, është fotografuar së fundmi krah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krenare – një gjest që përfaqëson krenarinë dhe unitetin kombëtar shqiptar.
Fotoja u publikua në profilin zyrtar të Pepajt në Instagram me mbishkrimin: “Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”, dhe brenda pak orësh u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta pozitive.
Ky nuk është momenti i parë që e lidh Will Smith me kulturën shqiptare. Në vitin 2018, ai performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi, së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe artistin latin Nicky Jam, duke prezantuar muzikën shqiptare në një nga skenat më të mëdha globale.







