Gjuha shqipe është shtuar zyrtarisht në listën e gjuhëve të përdorura për komunikimet në shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut.
Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Avilés-Ramos, njoftoi se shqipja është bërë njëra nga 13 gjuhët zyrtare të Departamentit të Arsimit për komunikimet shkollore, së bashku me anglishten.
Më herët, vetëm 10 gjuhë ishin të përfshira. Me vendimin e fundit, janë shtuar edhe tri gjuhë të reja, përfshirë edhe shqipen.
Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet zyrtare, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme që dërgohen nga shkollat për prindërit, do të jenë tani të disponueshme edhe në gjuhën shqipe.








Esatpaşa su kaçak tespiti Profesyonel su kaçağı tespiti, mülkünüzü büyük onarımlardan kurtarabilir. https://blooder.net/read-blog/114562