Trupat e Rusisë vazhdojnë sulmin për të marrë kontrollin e Kievit si dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa banorët e kryeqytetit kanë kthyer në strehë sistemin e metrosë në ditën e tretë të luftës.
Ndërsa bombardimi i Kievit vazhdon, presidenti Volodymyr Zelenskiey ka refuzuar ofertën e SHBA për evakuim.
Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës raportoi të shtunën se 198 persona janë vrarë, përfshirë tre fëmijë dhe mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nisi të enjten me bombardime masive nga ajri dhe sulme me raketë ndërsa trupat po avancojnë nga veriu, lindja dhe jugu i Ukrainës.