Search
Close this search box.

Adoleshentja Shqiptare Enkileda Carja Shpallet Kampione Bote në Peshëngritje

Shpërndaje

Shqipëria ka një kampione bote! Enkileda Carja ka hyrë në histori duke fituar tre medalje ariBotërorin e Peshëngritjes U17 që po mbahet në Lima të Perusë — hera e parë ndonjëherë që Shqipëria arrin një sukses të tillë.

Sportistja nga Elbasani garoi në kategorinë deri në 64 kg dhe dominoi plotësisht, duke marrë medalje ari në shkëputje, shtytje dhe dygarësh, ndërsa theu edhe tre rekorde evropiane për të rinjtë.

Në stilin e shkëputjes ajo ngriti 98 kg dhe siguroi medaljen e bronztë, pas dy sportisteve nga Kina, por me këtë provë theu rekordin evropian për U20, që më herët ishte 97 kg. Më pas finalizoi me sukses edhe shtytjen me 110, 113 dhe 115 kg.

Me një total prej 213 kg, Carja siguroi medaljen e tretë të artë dhe u shpall kampione e trefishtë bote.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cilësoi këtë një moment historik: “Urime Enkileda Carja – Kampione Bote e Trefishtë dhe krenaria jonë kuqezi! Enkileda ngriti flamurin shqiptar më lart se kurrë.”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme