Blerta Dodaj, një studente shqiptare 21-vjeçare e përfshirë në programet e Harvardit dhe MIT-it, ka bërë bujë me projektin e saj inovativ për mjedisin – një robot i mençur që pastron ujin nga ndotjet. Ajo e prezantoi “CleanWatts AI” në Harvard Innovation Labs, duke treguar përkushtimin e saj ndaj çështjeve mjedisore dhe fuqinë e teknologjisë në shërbim të natyrës.
Roboti në formë droni është i pajisur me sensorë multispektralë, krahë robotikë dhe algoritme të inteligjencës artificiale. Ai funksionon me energji diellore dhe mund të kontrollohet në distancë. “Nuk është thjesht një projekt shkollor – është një vizion për ekosisteme më të pastra dhe më të zgjuara” tha Blerta gjatë prezantimit në Harvard.
Blerta, e cila studion biznes në Kaliforni, është përfshirë në disa iniciativa të rëndësishme si Harvard W3D dhe English Partner Program në MIT, ku ka bashkëpunuar me studentë nga universitete elitare si Yale, Stanford dhe UPenn. Ajo thotë se kjo përvojë i ka dhënë frymëzim për të zhvilluar idenë e robotit. “Kemi nevojë për teknologji që i jep zgjidhje konkrete problemeve tona. Ky robot është një hap drejt këtij qëllimi” u shpreh ajo.
E pyetur për identitetin e saj, Blerta theksoi me krenari: “Fakti që vij nga Shqipëria është forca ime. Çdo vështirësi e kam kthyer në motivim.” Ajo i ftoi të rinjtë shqiptarë të jenë më të guximshëm në skenat ndërkombëtare. “Kemi mendje brilante në komunitetin tonë – na duhet vetëm vetëbesimi për t’u dëgjuar.”








This gave me a lot to think about. Appreciate the insight!
I’ve been looking for info like this—glad I found your blog.
kuşadası escortlar Kemer Escort Hizmetleri. Kemer, doğal güzellikleri ve lüks tatil köyleriyle bilinen bir diğer popüler tatil beldesidir. Kemer’de sunulan escort hizmetleri https://projayapro.com
Well-written and straight to the point. Keep up the good work!