Search
Close this search box.

“Pas 20 Vitesh në Shqipëri, Kam Kuptuar se S’do të Bëhem Kurrë Shqiptare”

Shpërndaje

Elisabeth Grezda jeton në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh. Ajo ka ndërtuar familje, ka mësuar gjuhën dhe ka përvetësuar shumë nga traditat shqiptare. Por pavarësisht gjithçkaje, ajo pranon: “Kam kuptuar se nuk do të bëhem kurrë shqiptare.”

E ftuar në emisionin Aldo Morning Show në TV Klan, Elisabeth, e lindur pranë Albany, New York, tregoi historinë e saj: si e njohu bashkëshortin shqiptar, Nikun, gjatë studimeve në SHBA. E rritur në Nepal, ajo thotë se për Shqipërinë kishte lexuar vetëm në revista si Time dhe Newsweek, të cilat ia sillte i ati.

E mahnitur nga inteligjenca e Nikut dhe mënyra si ishte përshtatur me kulturën amerikane, Elisabeth vendosi ta ndërtonte jetën me të. Pas katër vitesh lidhje, ata u martuan – fillimisht takuan prindërit e saj në Tajlandë, më pas bënë dasmë në New York dhe një tjetër në Shqipëri, sipas traditës.

Sot ata kanë tre fëmijë. Elisabeth ka mësuar të gatuajë ushqime tradicionale dhe e vlerëson mënyrën si shqiptarët komunikojnë hapur dhe me humor. Megjithatë, ndjen se është ende e huaj.

“Është më e lehtë që një shqiptar të bëhet amerikan sesa një amerikane të bëhet shqiptare,” tha ajo. “Amerika është një përzierje kulturash – mund të bëhesh amerikan për 6 muaj. Shqiptarët mësojnë gjuhën si vendasit. Por unë, edhe pas 20 vitesh, ende ndihem si mysafire në Shqipëri.”

Subscribe
Notify of
guest
4 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
jala live

Thanks for breaking this down so simply!

jalalive

Your content never disappoints. Keep it up!

jalalive

Short but packed with value. Love it!

Luca3438

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme