Search
Close this search box.

‘Valixhet Janë Gati’: Plani i Shqiptaro-Amerikanit për t’u Larguar nga Zjarret në Beverly Hills

Shpërndaje

Valon Xharra, bankier dhe investitor shqiptaro-amerikan që banon në Beverly Hills, ka ndarë përvojën e tij mbi zjarret shkatërrimtare në Kaliforni. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xharra përshkroi sfidat që po përballen banorët dhe rreziqet që sjellin këto zjarre.

Shkollat në zonë janë mbyllur, dhe bizneset, përfshirë kompaninë e Xharrës, kanë kaluar në punë nga shtëpia për të garantuar sigurinë. “Ne i kemi udhëzuar të gjithë punonjësit që të punojnë nga shtëpia. Situata duket si një ‘Zombie Land’” tha Xharra, duke iu referuar rrugëve të braktisura të Los Anxhelosit.

Zjarret, të ndihmuara nga erëra me shpejtësi 120 km/h, janë shumë të vështira për t’u kontrolluar, duke përfshirë një zonë të krahasueshme me një të katërtën e madhësisë së Prishtinës. Xharra vuri në dukje brishtësinë e ekosistemit të Los Anxhelosit, që është përkeqësuar nga thatësirat dhe mungesa e reshjeve. “Ky rrezik ka qenë i parashikueshëm dhe, për fat të keq, do të përballemi përsëri me raste të tilla” tha ai.

Megjithëse jeton në një pjesë rezidenciale relativisht më të sigurt të Beverly Hills, Xharra ka bërë përgatitje për një evakuim të mundshëm, duke mbajtur gati furnizimet e nevojshme. Ai theksoi ndikimin emocional te banorët: “E gjithë qyteti është në tension. Cilësia e ajrit është katastrofike dhe pasiguria e asaj që mund të ndodhë më tej është rraskapitëse.”

Ndërsa meteorologët parashikojnë qetësim të situatës deri në fundjavë, Xharra shprehu shqetësimin për pasojat afatgjata. “Nuk bëhet fjalë vetëm për zjarret e sotme. Kombinimi i thatësirës, erërave dhe kushteve klimatike e bën Kaliforninë gjithnjë e më të prekshme” tha ai.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme