Adri Mehmeti, talenti shqiptar 15-vjeçar, është bërë pjesë e ekipit të parë të Nju Jork Red Bulls në MLS. Karriera e tij mbresëlënëse nisi me skuadrën e dytë të klubit, por progresi i tij i shpejtë i siguroi një kontratë deri në vitin 2028, me opsion për zgjatje deri në 2029.
Drejtori sportiv i Red Bulls, Julian De Guzman, e vlerësoi Mehmetin si një mesfushor të jashtëzakonshëm me përparim të madh, ndërsa trajneri Sandro Shvartz theksoi paraqitjet e tij të shkëlqyera në ndeshje dhe stërvitje.
Mehmeti, i lindur në Shqipëri, përfaqësoi U-15 e Shqipërisë, duke shënuar një gol në një turne të UEFA-s në vitin 2023. Së fundmi, ai ka zgjedhur të përfaqësojë SHBA-në në arenën ndërkombëtare. Duke nisur nga janari 2025, Mehmeti do të jetë nën monitorimin e Jurgen Klop, një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, i cili do të udhëheqë zhvillimin e talenteve në kompaninë Red Bull.
İstanbul tesisat su kaçak bulma Profesyonel hizmetler, garanti ve güvenlik sunar. https://borsakolay.com/author/kacak/