Më shumë se 100 organizata shqiptaro-amerikane do të jenë të pranishme në Panairin e Rrugës Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili do të mbahet më 19 maj në Nju Jork.
Kjo ngjarje vjetore i mundëson komunitetit shqiptaro-amerikan të bashkohet dhe të festojë traditat dhe kulturën tonë të pasur me argëtim, ushqim, lojëra dhe shumë më tepër.
Në një deklaratë për mediat, organizatori i festivalit, Mark Gjonaj, falënderoi komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Panairit, duke theksuar se mundësitë e sponsorizimit janë ende të disponueshme.
“Shpresoj se do ta konsideroni sponsorizimin e këtij eventi, i cili është falas dhe i hapur për publikun”, shkruan organizatori Mark Gjonaj në njoftimin për shtyp.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me email në skenderbeufair@gmail.com ose telefononi 347-398-6161.