Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se ka informacione se Qeveria do të ndërmarr hapa për rritjen e pagës minimale në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se nuk e di se sa do të jetë kjo pagë.
“Nuk guxoj të them se cila do të jetë propozimi pagës së kryeministrit të Kosovës. kemi dy propozime. Propozimi i parë që ka qenë në vitin 2021 që paga minimale të jetë 350 euro dhe propozimi i dytë që tani ka ra në 250 euro. Ne nuk dojmë të flasim se për cilën shumë e ka pasur fjalën por kemi informacione se do të lëviz diçka për pagën minimale, por sa është reale kjo mbetet të shihet me kohë”.
Më tutje Azemi tha se nuk do të pranojnë asnjë pagë minimale nën 400 euro.
“Ne bëjmë me dije që nëse duhet biseduar me pagën minimale, për pagën minimale nuk janë të thirrur që të bisedojnë të tjerët, por përfaqësuesit e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, e ka përfaqësuesin e vet dhe vetëm ata kur japin pëlqimin dhe vendimin paga minimale mund ta ketë vendimin e vet. Përndryshe tash me këtë përbërje që është Këshilli Ekonomik Social që bisedon edhe për pagën minimale nuk e njohim dhe nuk na obligon çfarëdo page që do të jetë nën 400 euro edhe pse për ne është pagë jashtëzakonisht e vogël”, ka thënë ai. /Express/