Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord që dekretet e presidentit rus Vladimir Putin që i njohin dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë si të pavarura “nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësi i Scholz, përcjell Gazeta Express.
Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Scholz tha se Scholz foli me Biden dhe Macron të hënën në mbrëmje për “situatën e përkeqësuar” pasi Putin i njohu zyrtarisht dy të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk të hënën, raporton CNN.
“Të tri palët ranë dakord se kjo lëvizje e njëanshme e Rusisë është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Minskut. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja dënuan ashpër vendimin e presidentit rus. Kjo lëvizje nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha zëdhënësi.
Scholz, Biden dhe Macron shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe përgëzuan reagimin e kujdesshëm të Ukrainës aktualisht, të udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelensky.