Search
Close this search box.

Shqiptari promovon kulturën shqiptare, u angazhua edhe në njohjen e xhubletës nga UNESCO

Shpërndaje

Në vitin 2011 bëri një hap të cilit i kontribuoi në vazhdimësi gjatë viteve. Micky Haxhiislami bashkë me shokë të tij, hapi një faqe në Facebook me emrin “Albanian Vintage Photograpy”. Aty në vazhdimësi publikon fotografi që lidhen me kulturën shqiptare.

Kësisoj veproi veçmas me xhubletën shqiptare, një veshje të cilën synonte ta identifikonte në UNESCO si veshje shqiptare. Interesimi i tij për këtë veshje filloi me të kuptuar se shteti serb synonte përvetësimin e lahutës si trashëgimi të tyre të përhershme kulturore.

“Kjo më tronditi tej mase dhe që nga atëhere fillova të interesohem se çfarë mund të bëj që ta ngris vetëdijen e shqiptarëve për këte gjë dhe kështu edhe të ushtroj presion tek institucionet shqiptare, pasi që Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s,” thotë Haxhiislami në një intervistë për Atlantikun.

Prandaj që nga ajo kohë e tutje, thotë se publikoi në vazhdimësi fotografi dhe histori të xhubletës në mënyrë që shqiptarët të informohen për rëndësinë e saj.

Kësisoj, Haxhiislami ra në kontakt me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë, me të cilët bashkëpunoi për gjetjen e punuesve të xhubletës në Shqipëri.

“Kjo më gëzoj pa masë, dhe një mik i imi nga Tirana më vuri në kontakt me personat që ishin caktuar nga Ministria e Kultures të miren me këtë mision fisnik. Dhe kështu erdha në kontakt me ta dhe ju ofrova sadopak ndihmën time. Përmes një mike time nga Peja, Znj. Gjylnaze Sylën, e cila jeton një kohë të gjatë në Itali, i gjetëm disa punues dore të Xhubletës në Shqipëri, çka janë shumë të rrallë, dhe kështu edhe filloj krejt,” thotë ai për Atlantikun.

Tani lobimi në njohjen dhe identifikimin e kulturës shqiptare vazhdon me plisin, të cilin po synohet që të njihet nga UNESCO.

 

Subscribe
Notify of
guest
2 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
binance

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

cuenta de Binance

Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://accounts.binance.com/es/register-person?ref=P9L9FQKY

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme