Search
Close this search box.

Presidenti Biden mesazh Shqipërisë: SHBA është e përkushtuar për të ju ndihmuar

Shpërndaje

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, ia dorëzoi sot në Tiranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, një letër të dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në letër, Presidenti Biden i shpreh mirënjohje Shqipërisë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për bashkëpunimin e fuqishëm për stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën”, thuhet në mesazhin e Presidentit Biden.

“Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale”, thuhet më tutje në mesazh.

Presidenti Biden e vlerëson si “kontribut për një botë më të sigurt” ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë.

Ai premton mbështetje të vazhdueshme financiare dhe profesionale të SHBA-së për mbrojtje nga sulmet kibernetike në Shqipëri.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, theksohet në mesazh.

Presidenti Biden përkujton 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe thekson dëshirën që në vitet në vijim të thellohet më tej partneriteti strategjik midis dy vendeve. Po ashtu, premton mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për një rol më të madh në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë energjitike në Ballkanin Perëndimor.

letra

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Регистриране

Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme