Search
Close this search box.

Sa shpenzojnë mesatarisht amerikanët në baza ditore?

Shpërndaje

Qytetarët zakonisht kanë tendenca që t’i përshtasin shpenzimet e tyre me atë që fitojnë dhe prioritetet që kanë në jetë. Mirëpo, secili mund të përfitojë duke kuptuar se sa amerikanët shpenzojnë për t’i shfrytëzuar këto të dhëna si matës financiar.

Secili mund të ndjehet krenar nëse ka aftësi për të gjetur “gurë të çmuar” të fshehura në dyqanet, përkatësisht të përfitojnë nga zbritjet më të mëdha. Prandaj, nëse e shihni që po shpenzoni më shumë për arsim, kujdes për fëmijë ose sigurim të makinës, mund të mos jeni duke vepruar në mënyrën më të mirë që t’i arrini qëllimet tuaja financiare.

GOBankingRates mblodhi 25 shpenzime të zakonshme dhe përdori të dhëna nga Byroja e Regjistrimit në SHBA, Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë dhe më shumë për të zbuluar se sa konsumatorët zakonisht shpenzojnë për artikujt e përditshëm.

Shpenzimet e ndryshme varionin nga dhuratat e festave dhe shërbimet e abonimit deri te donacionet bamirëse dhe pagesat e hipotekës. Në disa raste, shifrat ishin tronditëse. Për shembull, amerikanët shpenzojnë më shumë për kafe sesa për sigurimin e tyre të automjeteve – në fakt, konsumi i kafeinës përbën mbi 1000 dollarë në shpenzimet e konsumatorit mesatar. Fatura përfundimtare e kafesë është befasuese afër asaj se sa shpenzojnë njerëzit për shërbimet e tyre të telefonit në një vit të caktuar.

Në vijim mund të ndiqni disa nga shpenzimet që mesatarisht bëjnë amerikanët. Këtë po e fillojmë me shpenzimet për dekorime dhe ushqime për festa. Mesatarisht, amerikanët shpenzojnë 231 dollarë për këto çështje.

Shërbimet e abonimit janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme. Prandaj këto pa dyshim që marrin më shumë nga shpenzimet financiare. Mesatarisht, amerikanët shpenzojnë 3279 dollarë për shërbime të abonimit.

Ndonëse nuk është e domosdoshme, të gjithë kanë nevojë që të dalin dhe të argëtohen ndonjëherë. Prandaj alkooli padyshim që është pjesë e listës të shpenzimeve që bëjnë gjatë vitit qytetarët. Mesatarisht, shpenzojnë 478 dollarë.

Secili dëshiron që të dashurit e tyre t’i befasojnë me dhurata. Ato kanë më së shumti kuptim për festa, prandaj amerikanët mesatarisht shpenzojnë 648 dollarë.

Kafshët patjetër që ua ndryshojnë jetën njerëzve. Ato gjenden pranë kur dikush mund të ndjehet i vetmuar. Përkushtimi ndaj tyre është i domosdoshëm dhe mesatarisht amerikanët shpenzojnë 690 dollarë.

Për transport amerikanët shpenzojnë 263 dollarë.

Çdo ditë fillon me kafe. Pa dyshim që shumica e mjeteve që shpenzojnë amerikanët i dedikohen këtij produkti të jashtëzakonshëm. 2130 dollarë është mesatarja që ata shpenzojnë.

Për edukim: 1271 dollarë.

Sa i kushtojnë amerikanët veshjes rëndësi është e diskutueshme, por mesatarisht shpenzojnë rreth 1400 dollarë.

Për sigurim shëndetësor mesatarisht shpenzohen 3600 dollarë.

Pagesat e hipotekës: Çfarë shpenzon mesatarisht amerikani çdo vit: 17,844 dollarë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme