Hulumtimet e reja kanë zbuluar se truri nuk i sheh imazhet në kohë reale sepse duhen 15 sekonda për t’u rifreskuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 12 janar, UC Berkeley zbuloi gjetje të reja si pjesë e hulumtimit në një funksion të perceptimit në trurin tonë të quajtur ‘fusha e vazhdimësisë’.
Siç thuhet më tej, studimi zbuloi se për të dhënë një ndjenjë të stabilitetit vizual, truri ynë bashkon atë që shohim dhe se ne shpesh shohim imazhe të mëparshme deri në 15 sekonda përpara se të ‘grumbullohen plotësisht’.
Studimi përfshiu 100 pjesëmarrës të cilët u grumbulluan përmes platformës Amazon Mechanical Turk.
Dhe siç bëhet e ditur, aty, pjesëmarrësve iu shfaqën video me kohëzgjatje 30 sekondash të imazheve nga afër të fytyrave që shndërrohen në njëra-tjetrën, të grupuara sipas moshës ose gjinisë.
Studimi vëzhgoi sesi pjesëmarrësit vunë re ndryshime delikate që ndodhin me kalimin e kohës.
Në fund të videos, pjesëmarrësve iu kërkua të identifikonin fytyrën që panë.
Megjithatë, rezultatet zbuluan se shumica e pjesëmarrësve nuk zgjodhën imazhin më të përditësuar, por atë që kishin parë në mes të përpilimit.
Autori i lartë i studimit, David Whitney, i cili është profesor i psikologjisë në UC Berkeley, vuri në dukje: “Dikush mund të thotë se truri ynë po vonon. Është shumë punë për të përditësuar vazhdimisht imazhet, kështu që i përmbahet së kaluarës sepse e kaluara është një parashikues i mirë i së tashmes. Ne riciklojmë informacionin nga e kaluara sepse është më i shpejtë, më efikas dhe me më pak punë”.
Kështu, rezultatet e studimit treguan se kur shikohen stimujt vizualë, truri i njeriut ka një vonesë të vogël në përpunimin e tyre.
Ai shpjegoi se ‘nëse truri ynë do të përditësohej gjithmonë në kohë reale, bota do të ishte një vend kaotik me luhatje të vazhdueshme në hije, dritë dhe lëvizje. Do të ndiheshim sikur kishim halucinacione gjatë gjithë kohës’.