Search
Close this search box.

19 vjet nga fillimi i Wikipedias në gjuhën shqipe

Shpërndaje

Wikipedia Shqip është versioni shqip i Wikipedia-s, enciklopedisë së lirë. Ajo filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 84.185 artikuj. Wikipedia shqip e ka vendin e 75-të sipas listës së Wikipedia-ve.

Momentalisht në Wikipedia-n shqip gjenden 145.120 përdorues të regjistruar, 9 prej tyre janë me titull administrues dhe tre me titull burokrat.

Wikipedia është një enciklopedi online falas ndërkombëtare e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet me vullnetar përmjet një sistem editimi të bazuar në wiki.

Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Fondacioni Wikimedia. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjashme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.

Gjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme