Dy profesoreshat shqiptare, Erida Curraj dhe Helga Sallaku janë bashkëpunëtoret e reja të Kërkimit të Qendrës për Inovacion të Universitetit të Arizonës.
Këtë e ka bërë të ditur UACI në faqen e tyre në Facebook.
“Njihuni me Fellows tanë! Ne do të dëshironim që të gjithë të takoni bashkëpunëtorët e rinj të UACI-së, Erida Curraj dhe Helga Sallaku! Ata vijnë në Tucson nga Shqipëria përmes programit Ciee- Council on International Educational Exchange në partneritet me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Në vendin e tyre, Erida është një projektuese inovacioni dhe konsulente për sipërmarrës të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtarë që investojnë në Shqipëri si dhe profesoreshë në dy universitete.Helga është pedagoge IT në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Shkodrës dhe një sipërmarrëse e re e angazhuar në zhvillimin e dy startup-eve të suksesshme. Mirë se vini në ekipin e UACI, zonja!“