Search
Close this search box.

BB: Kosova do të ketë ngadalësim të rritjes së GDP-së, mungojnë investimet

Shpërndaje

Banka Botërore (BB) ka paraparë ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) për vitin 2022.

Sipas raportit të BB-së të publikuar të martën për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, rritja pritet të jetë 3.1 për qind dhe kjo si pasojë e ngadalësimit të investimeve dhe konsumit privat.

Në raport po ashtu thuhet se mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet te më të cenueshmit.

“Ndërsa në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës”, thuhet në raport.
BB-ja thekson rritjen e inflacionit prej 13 për qind në gusht të vitit 2022.

“Pasi u arrit një rekord prej 10.5 për qind në vitin 2021, rritja e PBB-së u moderua në 3.2 për qind në gjysmën e parë të 2022, e nxitur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet. Inflacioni u rrit duke arritur në 13 për qind në gusht të vitit 2022, i shkaktuar nga rritje të çmimeve të importit. Ushqimi dhe rritja e çmimit të transportit kapërceu 20 për qind deri në gusht 2022, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale te më të cenuarit”, thuhet po ashtu në raport.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme