20 nxënës të rinj kanë filluar ta mësojnë gjuhën shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veç kësaj, fëmijët shqiptarë do të mësojnë dhe valle shqipe.
Kështu ka njoftuar Shoqata “Ulqini”, “Kraja” dhe “Ana Malit”.
“Sot më të gëzuar se kurrë më parë bashkë me Shoqatën Kraja dhe Shoqatën Ana Malit, filluam vitin e ri shkollor përsëri për fëmijët tanë me klasat ‘Mëso Shqip’ dhe ‘Vallëzim Tradicional’ ku vetëm vetëm sot u regjistrun edhe 20 fëmij të rinj në grupmosha të ndryshme nga krahinat tona.Jemi shum të gëzuar dhe krenar që po arrijm të bashkpunojm sëbashku, po punojmë pa ndaluar asnjë moment për fëmijët tanë dhe po realizojm projekte madhështore për të mirën e komunitetit” thuhet në njoftim.
Ky moment është cilësuar i rëndësishëm për komunitetin shqiptar, ku fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë për rrënjët e tyre.