Search
Close this search box.

Vizita e Rita Orës në Shqipëri, lajm në mediat botërore

Shpërndaje

Rita Ora u kthye në Shqipëri të hënën për të takuar ‘fëmijët më të rrezikuar’ në një qendër komunitare në Tiranë, thuhet në postimin e Daily Mail.

Ambasadorja e UNICEF-it, 31 vjeç, e lindur në Kosovë, vizitoi Shtëpinë e Ngjyrave e cila ofron një gamë të tërë shërbimesh për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë një strehimore emergjente.

Këngëtarja i kënaqi banorët teksa ndau kohë nga programi i saj i ngjeshur – duke treguar aftësitë e saj në pjekje dhe duke i bërë duart me ngjyrë, që të marrë pjesë në arte dhe zanate të tjera.

Ambasadorja krenare kishte veshur një bluzë të UNICEF-it teksa po bënte një xhiro nëpër rezidencë.

Duke vizituar edhe një strehimore, Rita mori kohë për të folur me banorët dhe më vonë pozoi me vullnetarët.

Krijuesja e shumë hiteve botëror mbajti edhe një leksion në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ka takuar disa nga studentët.

Në anën tjetër, sonte me fillim nga ora 20:00 do të fillojë edhe koncerti i saj në sheshin “Skënderbej”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme