Search
Close this search box.

Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it

Shpërndaje

Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve në Prizren mbylli perden e edicionit të 21-të Dokufest-it, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër.

Filmi më i mirë ballkanik është shpallur “Fabrika e punëtorëve” e Sërxhan Kovaçeviq, regjisor dhe kinematograf nga Zagrebi.

Ky film flet për punëtorët që në vitin 2005 morën fabrikën ITAS në Ivanac, një qytet jo shumë larg Varazhdinit në Kroacinë veriore, të cilët u bënë shembulli i vetëm i suksesshëm i vetë-menaxhimit të punëtorëve në Evropën post-socialiste.

Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Ka me kalu” nga Shqipëria, i Flonje Kodhelit. Çmimin e publikut e fitoi “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja”, nga Cem Kaya, një autor gjerman me origjinë turke.

“A do të vijnë prindërit për të më pare” nga Mo Harawe nga Somalia u shpall më i miri në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

I nominuari i Dokufestit-it për Akademinë Evropiane të Filmit (EFA) është ” “Kujtimet e një stuhie kthese” nga Sofia Georgovassili nga Greqia.

Drejtori artistik, Veton Nurkollari, tha për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur që e kanë kthyer formatin e festivalit ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit.

“Ky festival ishte një nga më të suksesshmit dhe më të ndjekurit deri më tani”, tha ai.

Për nëntë ditë, në tetë kategori dhe dhjetë kinema, u shfaqën 270 filma. Nga ta, 109 filma garuan në të gjitha kategoritë.

Tema e festivalit ishte “Si të mbijetosh”.

Edicioni i 21-të i Dokufest-it u mbajt nga data 4 deri më 13 gusht në Prizren.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme