Search
Close this search box.

Takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të mbahet në javën e tretë të gushtit

Shpërndaje

Një ditë pasi kryeministri  Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e  Serbisë, nga kabineti i tij ka ardhur konfirmimi se një gjë e tillë mund të ndodh gjatë këtij muaji.

Me 19 korrik të këtij viti ishte planifikuar një takim mes krerëve shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se kryeministri Kurti vazhdimisht ka qenë i gatshëm për dialog, derisa akuzojnë Serbinë për refuzim të dialogut.

“Siç e dini, takimi i paraparë të mbahej me 19 korrik dështoi sepse Beogradi zyrtar refuzoi që ai të zhvillohet duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti në vazhdimësi është shprehur i gatshëm për takimin e radhës të përgatitur mirë dhe për çështje bilaterale”, ka thënë për Telegrafin, Përparim Kryeziu – zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë ai thotë se një takim i mundshëm në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit mund të mbahen në fund të këtij muaji.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe nëse do të ketë një takim të radhës, ai pritet të zhvillohet në javën e tretë të këtij muaji”, shtoi tutje Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, megjithatë ka thënë se çështja e targave nuk është më temë e dialogut pasi sipas tij ajo është kryer në të kaluarën.

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka ftuar në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme