Search
Close this search box.

Osmani e Kurti udhëtuan për në SHBA, për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, udhëtuan të hënën për në Uashington, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Ceremonia do të zhvillohet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fund të muajit qershor, Bordi Ekzekutiv i MCC-së e ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh.

Ky program, i cili ka të bëjë me projektet për energjinë, përfshin tri projekte: 1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh), 2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektorin e energjisë dhe 3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

Zyra e Presidentit të Kosovës njofton se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, gjatë qëndrimit në Uashington, do të zhvillojnë edhe takime me zyrtarë dhe autoritete të rëndësishme amerikane.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme