Kur bëhet fjalë për udhëtimet në Evropë, qytetet e njohura si Parisi dhe Roma kryesojnë planet e udhëtarëve. Megjithëse ne nuk mund t’u themi udhëtarëve të anashkalojnë disa nga qendrat më të shquara kulturore dhe kulinare në botë, Evropa është plot me destinacione që mund t’ju befasojnë dhe tejkalojnë pritjet tuaja.
Në një listë të 22 vendeve më të nënvlerësuara të Evropës të publikuar nga revista “Traveler” bazuar në rrëfimet e turistëve sezonal, bëjnë pjesë edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana dhe Ohri i Maqedonisë së Veriut.
Tiranë, Shqipëri
“Vizita në Tiranë të ofron njëkohësisht një pasqyrë të historisë së fundit të Shqipërisë dhe shijen e një kryeqyteti të gjallë, në zhvillim të shpejtë. Qyteti është kombinim i kujtimeve arkitekturore magjepsëse të periudhës komuniste të vendit me një energji të dukshme rinore, ndoshta më së miri e përmbledhur nga metamorfoza e Piramidës monumentale të Tiranës e vitit 1988 në një qendër kulturore të fokusuar tek të rinjtë. Qndra e qytetit ka shumë hapësira për shëtitje dhe shumë vende ku mund të uleni dhe ta shijoni praninë tuaj aty (uluni në stolat e stilit të divanit në Sheshin Skënderbej, me një kafe të ftohtë), me natyrën që kurrë nuk ndihet si e largët – meritë e parkut të madh dhe malit madhështor të Dajtit , që përshkojnë qytetin. Për të përjetuar më të mirën e jetës së natës së Tiranës, vizitoni lagjen e njohur si Blloku” – shkruan Elise Morton, gazetare udhëtimesh dhe ish redaktore në agjencinë “Culture Trip”.
Ohër, Maqedoni e Veriut
“Të gjithë e dime se Ballkani është shtëpi e disa pikave mahnitëse bregdetare, pro nuk duhet të harrojmë edhe liqenet e rajonit! Një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Evropës, Liqeni i Ohrit shtrihet në Maqeoninë e Veriut dhe Shqipëri. Qyteti me të njëjtin emër, Ohri i Maqedonisë së Veriut, është vend i përkryer për një pushim buzë liqenit që është përzierje e ujit të ëmbël, rrezeve të diellit me natyrës mahnitëse, historisë dhe arkitekturën bizantine.
Pas mëngjesit rekalsues pranë ujit në plazhin Potpesh ose Kaneo, mund të ecni në shëtitoren dhe rrugët e këndshme me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO.” – shkruan një turist i huaj me inicialet E.M.
Krahas Tiranës dhe Ohrit, “Travelers” rreshtoi në mesin e qyteteve më të nënvlerësuuara të Evropës edhe këto qytete:
Trondheim/Norway, Zamora/Spain, Trogir/Croatia, Narbonne/France, Petworth/England, Thessaloniki/Greece, Cork/Ireland, Gdansk/Poland, Skanor and Falsterbo/Sweden, Trieste/Italy, Mostar/Bosnia and Herzegovina, Innsbruck/Austria, Vilnius/Lithuania, Riga/Latvia, Tbilisi/Georgia, Vila Real de Santo António/Portugal, Bern/Switzerland, Opatija/Croatia, Lille/France dhe Appingedam/Netherlands