Search
Close this search box.

MCC-ja aprovon programin e Kosovës

Shpërndaje

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Programin Kompakt të Kosovës, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, ka njoftuar ministrja e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ministrja Rizvanolli e ka quajtur “lajm të mrekullueshëm”, duke theksuar se ky është “ investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik”.

Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Projekti Kompakt i Kosovës është aprovuar më 30 qershor dhe se ka “hapur rrugën për nënshkrimin dhe finalizimin e proceseve të ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe dekretimin nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.

“Nga ky financim, 200 milion dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes MCC-së, rreth 35 milion dollarë do të jenë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milion do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së)”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas kësaj ministrie, programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh); Zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë; si dhe Projektin e institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Investimet e Programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit udhëhiqet nga Antony Blinken, Sekretar amerikan i Shtetit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme