I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ai do të qëndrojë në Kosovë nga data 27 deri më 29 qershor.