Search
Close this search box.

Hapet llogaria zyrtare për Fondin e Sigurisë, mund të kontribuoni që nga sot

Pas vendimit të djeshëm për krijimin e Fondit të Sigurisë, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri. Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ku thuhet se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës… Vazhdoni me leximin e Hapet llogaria zyrtare për Fondin e Sigurisë, mund të kontribuoni që nga sot

Albin Kurti me fjalë të ashpëra ndaj Vladimir Putin në një intervistë në Sky News

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për mediumin britanik SkyNews, ka folur për agresionin rus në Ukrainë dhe mundësinë që Putini të destabilizojë edhe Ballkanin. Kurti ka përmendur lidhjet e forta të Rusisë me Serbinë dhe takimin e fundit në nëntor të vitit të kaluar të Putinit me Vuçiqin në Rusi. Kryeministri kosovar e ka… Vazhdoni me leximin e Albin Kurti me fjalë të ashpëra ndaj Vladimir Putin në një intervistë në Sky News

Zelensky aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Ukraina po hedh hapat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në kohën kur ndodhet nën sulmet e forta të Rusisë. Presidenti ukrainas Zelensky nënshkroi të hënën aplikikin për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ky veprim u bë publik nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës, në Twitter, ku shkruhej se “Ky është një moment… Vazhdoni me leximin e Zelensky aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në BE

FIFA dhe UEFA pezullojnë Rusinë nga garat ndërkombëtare

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) kanë pezulluar klubet ruse dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat. Ky vendim vjen pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që atletët rusë, ata bjellorusë dhe zyrtarët të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Kjo nënkupton që ekipi i burrave nuk do të… Vazhdoni me leximin e FIFA dhe UEFA pezullojnë Rusinë nga garat ndërkombëtare

Rama: Nuk pritëm të sulmohet Ukraina, që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë

Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Këtë përgjigje dha kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Serbisë nga pushtimit të Ukrainës. Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se nga informacionet paraprake presidenti serb ka mbajtur një qëndrim të dyzuar,… Vazhdoni me leximin e Rama: Nuk pritëm të sulmohet Ukraina, që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë

Meta mbështet mbledhjen e ndihmave humanitare për Ukrainën

Presidenti Ilir Meta mbështet mbledhjen e ndihmave humanitare për qytetarët ukrainas. “Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së… Vazhdoni me leximin e Meta mbështet mbledhjen e ndihmave humanitare për Ukrainën

Vuçiqi komenton rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do ta “pranojë lojën e provokimeve” të Kosovës, duke e komentuar ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit me Serbinë, te vendkalimi në Bërnjak në veri të Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka dërguar “pajisje logjistike dhe kontejnerë” në… Vazhdoni me leximin e Vuçiqi komenton rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në veri

Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë

Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar sulmet e shtetit rus në fqinjin e tij jugor. “Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë”, tha Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Paris. “Kjo krizë do të… Vazhdoni me leximin e Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë

Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA

Trupat e Rusisë vazhdojnë sulmin për të marrë kontrollin e Kievit si dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa banorët e kryeqytetit kanë kthyer në strehë sistemin e metrosë në ditën e tretë të luftës. Ndërsa bombardimi i Kievit vazhdon, presidenti Volodymyr Zelenskiey ka refuzuar ofertën e SHBA për evakuim. Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës… Vazhdoni me leximin e Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA

Biden e ndihmon me 350 milionë dollarë shtesë ushtrinë e Ukrainës

Blinken autorizon me kërkesën e Bidenit lirimin e 350 milionë dollarëve shtesë si ndihmë ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar 350 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake amerikane për Ukrainën. “Sot, ndërsa Ukraina lufton me guxim dhe krenari kundër sulmit brutal dhe të paprovokuar të… Vazhdoni me leximin e Biden e ndihmon me 350 milionë dollarë shtesë ushtrinë e Ukrainës