Goli i Granit Xhakës për Zvicrën ndaj Bosnje e Hercegovinës në Kupën e Botës 2026 ka vazhduar një statistikë të veçantë për futbollistët me prejardhje shqiptare.
Botërori i vitit 2026 është turneu i katërt radhazi në të cilin një futbollist me rrënjë shqiptare ka shënuar gol.
Seria nisi në Botërorin e vitit 2014 në Brazil, kur Xherdan Shaqiri realizoi të tre golat në fitoren 3-0 të Zvicrës ndaj Hondurasit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Në Botërorin e Rusisë më 2018, Shaqiri dhe Xhaka shënuan në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë. Xhaka barazoi rezultatin në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri realizoi golin e fitores në minutat shtesë.
Seria vazhdoi edhe në Botërorin e Katarit më 2022, ku Zvicra u përball sërish me Serbinë në fazën e grupeve. Shaqiri hapi rezultatin në minutën e 20-të, ndërsa Xhaka shënoi golin e tretë të Zvicrës në fitoren 3-2.
Tani, në Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, Xhaka ka shënuar sërish, këtë herë nga pika e bardhë në fitoren 4-1 ndaj Bosnje e Hercegovinës.
Golat e futbollistëve me prejardhje shqiptare në Kampionatet Botërore:
- Brazil 2014: Xherdan Shaqiri (3) ndaj Hondurasit
- Rusi 2018: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë
- Katar 2022: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ndaj Serbisë
- SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026: Granit Xhaka ndaj Bosnje e Hercegovinës
Në total, Shaqiri dhe Xhaka kanë shënuar tetë gola në Kampionatet Botërore përgjatë katër edicioneve.
Të dy futbollistët kanë lindur në Zvicër nga familje me origjinë nga Kosova dhe prej vitesh janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses zvicerane.








Great content! Keep up the good work!
It’s thoughtful how they emphasize learning! Understanding the mechanics, like in the Nino Gaming APK, is key. Makes the whole experience feel less like gambling and more like a fun puzzle. Check out Nino Gaming APK com for more insights!