Search
Close this search box.

Petrit Halilaj është fitues i Çmimit Nasher për Skulpturë

Shpërndaje

Artisti kosovar mësoi se kishte fituar një nga çmimet më të mëdha të botës së artit, pikërisht në kohën kur po përballej me një zjarrvënie të dyshuar, pak para premierës së operës së tij në Kosovë.

Petrit Halilaj kujton ende ditën kur la shtëpinë në moshën 12-vjeçare: ishte viti 1999, një nga kapitujt më të errët të Luftës së Kosovës, kur familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt një kampi refugjatësh në Shqipëri, pasi trupat serbe i kishin djegur fshatin. Një psikolog në kamp i sugjeroi të merrej me vizatim si mënyrë shprehjeje, dhe më shumë se dy dekada më vonë, kjo e shtyu drejt një karriere të njohur ndërkombëtarisht në skulpturë.

Duke vlerësuar aftësinë e Halilajt për të endur narrativat personale të lirisë dhe shpërnguljes në veprën e tij, një juri artistësh dhe kuratorësh e ka shpallur atë fitues të Çmimit Nasher 2027. Ky çmim përfshin 100 mijë dollarë si dhe mundësinë për të zhvilluar programe publike me Qendrën e Skulpturës “Nasher” në Dallas. Çmimi vjen pas një varg ekspozitash të rëndësishme, përfshirë komisionin vitin e kaluar në tarracën e Metropolitan Museum of Art në Nju Jork dhe ekspozitën personale në muzeun Hamburger Bahnhof në Berlin, e hapur në shtator.

IMG 0141 1

Ky është një nga çmimet më prestigjioze të artit bashkëkohor, ndërsa Halilaj tha në një intervistë se synon ta dhurojë shumën për fondacionin e tij “Hajde!”, i cili po punon për të rindërtuar Shtëpinë e Kulturës në Kosovë, të shkatërruar gjatë luftës. “Jam i fiksuar pas rihapjes së saj, dhe ky çmim është një garanci më shumë” tha artisti, duke shtuar se qendra do të rihapet brenda dy vitesh, gati tri dekada pas shkatërrimit.

Në verë, një përfaqësues i çmimit e kishte njoftuar Halilajn për fitoren, në kohën kur ai po kalonte një krizë. Kishte ardhur në Kosovë për vënien në skenë të operës së tij “Syrigana”, me muzikë të Lugh O’Neill dhe Nina Guo. Opera, e quajtur sipas një vendbanimi ku kanë jetuar shqiptarë dhe serbë, sjell një mit kosovar për Adamin dhe Evën që martohen në Syriganë pasi dëbohen nga Parajsa. Opera ishte porositur nga Filarmonia e Kosovës.

Tetë ditë para natës së hapjes, Halilaj mori një telefonatë urgjente nga ekipi i produksionit. “Sapo kemi zbuluar që të gjitha rekuizitat, çdo gjë, janë djegur” kujton ai. Në kontejnerë dhe në rrugën përreth, dikush kishte shkruar me sprej fjalën “Vrit”.

IMG 0142 1

Megjithatë, Halilaj punoi që shfaqja të mos anulohej. Ai ishte i lumtur që mundi të sillte njerëzit bashkë. “Ngjarjet kulturore ndonjëherë nuk janë lajmi më i mirë për ata që duan të jetojnë me urrejtje dhe konflikt” tha ai.

Çmimi Nasher nderon përpjekjet e tij për të vazhduar artin, pavarësisht kundërshtimeve. “Vepra e tij është veçanërisht domethënëse sot” tha Carlos Basualdo, drejtori i Qendrës së Skulpturës Nasher. “Si për angazhimin e thellë me përvojën njerëzore të jetës, ashtu edhe për mënyrën si krijon hapësira takimi që tejkalojnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë.”/NYTIMES

Subscribe
Notify of
guest
1 Comment
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Turkey family tours

Turkey family tours Samantha B. – Gürcistan https://gmonterrey.com/?p=1879

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme